Gjendet një person i mbytur në Vlorë

208

Mëngjesin e sotme një 70-vjeçar është gjetur i mbytur në Vlorë.

Mësohet se ishin kalimtarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë në grykëderdhjen e lumit Izvor.

Viktima është identifikuar me inicialet H. Xh, nga Orikumi.

Në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune, ndërkohë që policia po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.