Gjendet një burrë i mbytur në lumin Mat

445
Sigal

Gjendet një burrë i mbytur në lumin Mat, pranë Urës së Skurajve, në aksin Milot – Rrëshen. Viktima quhet Luigj Gjeloshi, banor i Shënkollit në Lezhë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Dyshimet janë se Gjeloshi ka rrëshkitur aksidentalisht në lumë dhe është mbytur.

Policia njoftoi se “në aksin rrugor Milot – Rrëshen, në vendin e quajtur ” Ura e Skurajve”, dyshohet të ketë rrëshqitur aksidentalisht duke rënë poshtë në lumin Mat, shtetasi L.Gj. 54 vjeç, banues në Shënkoll në Lezhë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime mëtejshme.”