Gjendet një 5-vjeçar i humbur në Durrës, nuk pranon të flasë

419
Një fëmijë i humbur është gjetur nga forcat e Policisë të Komisariatit Durrës. Policia i bën apel prindërve dhe familjarëve të vogëlushit 5 vjeç që të kontaktojnë me autoritetet e rendit pasi fëmija nuk pranon të flasë. Edhe pse vogëlushi është marrë në pyetje nga efektivët, ai ka refuzuar të japë informacion për prindërit.
Policia thotë se kjo vjen edhe nga fakti se djali ka pësuar tronditje. Vogëlushi ka flokë të gjatë në ngjyrë gështenjë ndërsa veshur ka një bluzë të zezë me vija të bardha në krah dhe jakë. Të personat që e njohin fëmijën në foto mund të kontraktojnë policinë në numrin e telefonit 129.
Sigal