Gjendet në Tiranë 9-vjeçari që shoqëronte Jorgon Zanin

487
A. Zaharia, fëmija që u masakrua nga Jorgo Zani në Palasë, nuk ishte i mituri i vetëm që u përfol ditën e djeshme. K.K, 9 vjec është një i mitur tjetër që shoqërohej me Zanin në fshatin Palasë nga ku banorët thanë se prej dy ditësh rezulton i zhdukur. Policia ditën e sotme dha detaje, duke sqaruar se fëmija është në Tiranë dhe nuk ka lidhje me krimin e djeshëm.
“Ditën e ngjarjes në Palasë, 9­ vjecari ndodhej në Tiranë, tek kushërinjtë e nënës së tij. K.K është rezident në Himarë dhe nuk ka lidhje me vrasjen e të miturit, A.Zaharia, 12 vjec”. Rasti i të miturit K.K u bë i ditur dje nga banorët e fshatit Palasë. Në rrëfimet e tyre u mësua se Jorgo Zani, monstra që i mori jetën 12 ­vjecarit, shoqërohej vazhdimisht nga një fëmijë 9­ vjecar. Sipas banorëve, fëmija 9 vjecar ishte kthyer në tmerrin e fshatit, pasi grabiste, sulmonte njerëz dhe se ditët e fundit kishte vjedhur në një banesë dhe një cifte. Banorët thanë se prej dy ditësh u kishte rënë në sy mungesa e fëmijës që shoqërohej vazhdimisht me Jorgo Zanin. Policia shton më tej se, i mituri K.K largohej shpesh nga shtëpia pasi vuan nga probleme mendore dhe pavarësisht veprave penale që kryente, ndalimi i tij nuk është bërë, për shkak të moshës dhe sëmundjes. Gjithashtu mësohet se dhe prindërit e fëmijës K.K janë të sëmurë mendorë.
Sigal