Sigal

Një i dehur është gjetur në rrugën “Petrela” në Tiranë.

Sipas Policisë Vendore, ai u dërgua në QSUT, për ndihmë mjekësore ku dhe më pas ka ndërruar jetë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 30. 08. 2018, në rrugën “Petrela”, është gjetur në gjendje jo të mirë shëndetësore shtetasi N. G., i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur. Ky shtetas u dërgua në QSUT, për ndihmë mjekësore ku dhe më pas ka ndërruar jetë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.