Gjendet në kënetë trupi i njërit prej adoleshentëve të mbytur

467
Gjatë mesditës, polumbarët e RENEA-s kanë gjetur në kënetë trupin e pajetë të njërit prej adoleshentëve të mbytur në fshatin Qatrom të Korçës. Paraprakisht bëhet me dije se ende nuk dihet se cilit prej kushërinjve i përket trupi, ndërkohë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 17-vjeçarit tjetër. Dy kushërinjtë Rei dhe Berti Tahillari u zhdukën dje, pasi kishin shkuar të laheshin në rezervuar.
Sigal