Gjendet në Egjipt peshkarexha e marrë peng, asnjë gjurmë nga marinarët shqiptarë

348
Është gjetur peshkarexha shqiptare “Çelepia 2” e marrë peng nga një marinar egjiptian. Mesohet se ajo u gjet në brigjet e Aleksandrisë në Egjipt, por brenda saj nuk ishin marinarët shqiptarë Luan Mema dhe Dhimitër Malaj. Edhe rrëmbyesi i saj Adel Muhamet Salam nuk ka qenë në anije. Sipas njoftimeve që japin pronarët e anijes brenda bordit të saj janë gjetur 3 egjiptianë. Ata thonë se informacionin e kanë marrë në mënyrë private ndërsa nuk dinë asgjë për fatin e marinarëve shqiptarë.
Sigal