Gjendet mjeti i atentatorëve të pronarit të diskos “Ecuador” në Sarandë

460
Policia e Sarandës zbulon dhe sekuestron mjetin e përdorur në atentatin e 30 dhjetorit 2014 nga pronarit të diskos “Ecuador” në Sarandë dhe Gjirokastër, Rudin Haxhia dhe djalit të xhaxhai Eneid Haxhia. Shërbimet e Policisë, gjatë hetimeve në lidhje me këtë ngjarje, në vendin e quajtur “Hidrocentral Bistrica 2”, rreth 12 m larg rrugës nacionale, kanë gjetur një mjet tip “Audi-A6”, me targë false: TR4512F, me xhama të errët, i vjedhur në muajin gusht të 2015-ës në Tiranë, i cili rezulton të jetë automjeti i kësaj ngjarje.

Gjatë këqyrjes dhe kontrollit të mjetit, Strukturat e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar: – 1 armë zjarri Pistoletë, të llojit “Beretë” – një krehër me 14 fishekë, – një krehër automatiku me 29 fishekë model 56, – 12 gëzhoja model 56, – 1 bidon plastik 2-litroshe me benzinë, – veshje plasmasi si dhe materiale të tjera të dobishme për hetimin. Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe me zbulimin dhe kapjen e autorëve.

Me 30 dhjetor pranë fshatit Bistricë, persona të paidentifikuar kanë dalë nga një mjet “Audi” dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit “Volskëagen” nga i cili mbetën të plagosur Rudin Haxhia 38 vjeç dhe djali i xhaxhait Eneid Haxhia 28 vjeç, të dy me banim në Tepelenë. Rudin Haxhia, ka qenë po ashtu edhe efektiv policie, ndërkohë i ka shpëtuar edhe 4 atentateve të tjera me armë dhe me thika. Po ashtu dy herë i kanë vënë tritol në disko.
Sigal