Gjendet kufoma e një njeriu në bregdetin e Barit, dyshohet se është shqiptar

417
Trupi i një burri është gjetur nga një kalimtar mes gurëve në lungomaren ‘9 Maji’ në Bari.
Dëshmitari njoftoi policinë që ka marrë në dorëzim kufomën, e cila ishte në gjendje të avancuar dekompozimi, pa këmbë e duar.
Personi mendohet të ketë qenë i moshës rreth 40 vjeç dhe trupi ka qenë në det prej të paktën dy muajsh. Për momentin nuk është ngritur asnjë hipotezë mbi shkakun e vdekjes së tij, në pritje të autopsisë.
Nga trupi, duket se ka qenë një burrë i fortë. Nuk dihet ende as shtetësia e tij, por analiza e rrymave detare që kalon aty bën të mendosh se duhet të jetë nga ana tjetër e Adriatikut, ndoshta nga Shqipëria ose Greqia.
Trupi u gjet pa rroba, pa flokë dhe pa gjymtyrë, nuk ka tatuazhe, por ka dy proteza dentare në harkun e sipërm, çka mund të ndihmojë për identifikimin.
Prokuroria e Barit ka autorizuar ekspozimin e kufomës në institutin mjekësisë ligjore për identifikim nga ana e kujtdo që ka ndonjë të afërm të humbur me këto karakteristika.
Sigal