Gjendet i zhdukuri, iku nga shtëpia se humbi 10 mijë euro në loto

530
Sigal

Ditë më parë, një person ishte raportuar i zhdukur nga Policia. Sot, pas një njoftimi të Policisë, bëhet e ditur se ai është gjetur pa ndjenja në Ferizaj, të premten.

Familjarët e tij e  dërguan në Policinë e Kosovës që të dëshmonte arsyen pse ishte zhdukur ku i gjeturi ka deklaruar se kishte luajtur në lojëra fati dhe kishte humbur 10 mijë euro. Nga depresioni që kishte pësuar, ishte larguar nga shtëpia pa u thënë familjarëve.

Viktima, thuhet në raport, ishte gjetur pa ndjenja nga qytetarët në një rruge të Ferizajt, ku edhe ka marrë kurim në spitalin rajonal. Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, rasti i tij u mbyll me raport të veçantë.