Gjendet i vrarë me automatikë një i ri në Mat

450
Një 30-vjeçar është gjetur i pajetë në një banesë në fshatin Dorjan në Mat. I riu dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri automatik, gjë që i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme. Ende nuk dihet se cili është identiteti i 30-vjeçarit, dhe rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa uniformat blu të mbërritura në vendngjarje kanë nisur hetimet.
Sigal