Gjendet i vdekur në banesë 34-vjeçari nga Durrës, dyshimet e policisë

509
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 34-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Ngjarja është regjistruar dje rreth orës 09:00, lagjen Nr.13, Durrës, sektorin “Teuta”. Nga të dhënat e para hetimore rezulton se i riu ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 09.11.2017, rreth orës 09:00, lagjen Nr.13, Durrës, sektorin “Teuta”, në banesë është gjetur pa shenja jete shtetasi D.K. 34 vjeç.
Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.
Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale (deri në daljen e aktit të ekspertimit).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.
Sigal