Gjendet i vdekur i riu në apartament

443
Sigal

Një i ri është gjetur i vdekur pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është gjetur në një apartament tek kompleksi “Ana” në Qytet Studenti.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të riut, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të lëndëve narkotike.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.