Gjendet i vdekur djali i ish-spikerit të lajmeve

749
Një 19-vjeçar, djali i ish-spikerit të lajmeve Eric Bolling, është gjetur i vdekur në dhomën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe burime për TMZ thonë se viktima Eric Chase Bolling nuk kishte lënë asnjë shënim.
Pranë shtratit të tij nuk u gjet asnjë shishe me pilula që të shtojë dyshimet se 19-vjeçari është vetëvrarë. Shkaqet e vdekjes së tij për momentin mbeten mister. Paraprakisht, dyshohet se ai mund të ketë humbur jetën nga mbidoza, por kjo mbetet ende për t’u konfirmuar.
19-vjeçari u gjet i vdekur disa orë pasi babai i tij, u pushua nga puna. I ati ishte spiker i lajmeve në rrjetin televiziv amerikan “Fox News”. 54-vjeçari u pushua për shkak të akuzave për ngacmime seksuale nga ana tij. Dy punonjëse në rrjetin televiziv “Fox News” janë ankuar se Eric Bolling i kishte ngacmuar seksualisht.
Vet gazetari ka shkuar në Twitter për humbjen e djalit të tij dhe se ndihej i shkatërruar së bashku me gruan për humbjen e fëmijës së tyre të vetëm.
Sigal