Gjendet i vdekur 23-vjeçari në Vlorë. Policia: Kishte shiringë në bark, dyshohet nga…

532
Një i ri është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Vlorë. Sipas të dhënave zyrtare Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen “4 Heronjtë”, në një godinë të braktisur ndodhet një shtetas i pajetë.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në një godinë të braktisur ndodhej i shtrirë dhe i pajetë shtetasi E.D., 23 vjeç.
Dyshohet që shtetasi të ketë konsumuar lëndë narkotike pasi nga këqyrja paraprake e kufomës, është konstatuar në pjesën e barkut një shiringë.
Për këtë shtetas familjarët ditën e sotme kanë njoftuar në Polici se është larguar nga banesa.
Trupi është transportuar në morgun e spitalit Vlorë për të kryer ekspertizën mjeko- ligjore, për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal