Gjendet i therur një 17 vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet që është vrarë për drogë

461
Një 17-vjeçar shqiptar i quajtur Ismail Luli, emigrant në Itali është gjendur i therur. Trupi i tij është gjetur mëngjesin e sotëm në një përrua pranë pyllit të San Martinos nga një kalimtar i rastit. I riu paraqiste shenja të një prerje të thellë në fyt por nuk mungonin as shenjat në trup, pasu dyshohet se vrasesi ka tentuar ta lidhe.
Ndërkohë karabinierët kanë marrë në pyetje dy shqiptarë të tjerë, miq të Lulit, të moshës 20 dhe 21 vjeç, si të dyshuar për vrasjen e të riut.
Policia ka rënë në gjurmët e tyre pas kontrollit të tabulateve telefonike të celularit të viktimës. Nga hetimet e para rezulton se i riu është vrarë në një stacion hekurudhor dhe më pas është hedhur në përrua. Dyshohet se vrasja e tij ka ardhur si pasojë e një pagese për një sasi të vogël droge.
Ismaili rezultonte i zhdukur që nga pasditja e së dielës kur i dërgoi një mesazh të afërmve të tij duke thënë se kërkonte të zhvendosej në Milano por policia nuk përjashton mundësinë që mesazhi të jetë shkruar nga vrasësit e tij. 
Sigal