Gjendet i pajetë në banesë 57 vjeçari. Emri

430
Sigal

Gjendet i pajetë një 57-vjeçar në qytetin e Memaliajt. Viktima është Jorgo Gjoka i cili është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 4 në qytetin e Memaliajt. 57-vjeçari jetonte i vetmuar prej disa vitesh pas divorcit me gruan.

Nga të dhënat e para mësohet se vdekja e tij ka ndodhur tre ditë më parë dhe vetëm sot në orët e para të mëngjesit është gjetur nga fqinjët në fazën fillestare të dekompozimit.