Gjendet i pajetë 70-vjeçari në Librazhd, ishte denoncuar i zhdukur

455
Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë, ndërsa rezultonte i humbur që prej ditës së djeshme. Trupi i pajetë i Sali Gjokpalit, banues në fshatin Petresh të Elbasanit është gjetur nga banorët e zonës në periferi të Librazhdit, pranë ish-ndërmarrjes së Grumbullimit.

Burime nga policia lokale bënë me dije se Gjokpali dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një infarkti, pasi nuk ka pasur shenja dhune. Të njëjtat burime pohuan se i moshuari ishte denoncuar si i humbur nga familjarët.

Sakaq, bëhet e ditur se viktima punonte si shitës ambulant. Ndërkaq, policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal