Gjendet i mbytur 65-vjeçari

547
Një person është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Bletas (Bratomirë). 65 vjeçari me inicialet G.M, banues në Podgorie-Maliq, vuante nga depresioni.
Nga të dhënat e para dhe kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sipas policisë, nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton ai vuante nga depresioni dhe më datë 13.01.2018, ishte larguar nga banesa në mbrëmje, pa lënë informacion mbi vendndodhjen e tij.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Sigal