Gjendet e vdekur shqiptarja në Gjermani

35

Një 34-vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë në Bad Langensalza në Gjermani. Sipas  thueringen24.de, dyshohet se shqiptarja nga Kosova është vrarë nga arma e shërbimit të një oficeri të policisë federale

“Ne supozojmë se partneri 22-vjeçar i gruas ka qëlluar ndaj saj, me armën e agjentit federal duke e lënë të vdekur ,” tha prokurori i Mühlhäuser Dirk Germerodt. Ngjarja e rëndë ka ndodhur, mbrëmjen e së premtes pas mesnate në Schulstraße.  

34- vjeçarja është gjetur në krevatin e banesës e mbuluar nga gjaku. Policia ka shoqëruar në polici dy persona, një 22-vjeçar si dhe një polic federal, gjithashtu ka sekuestruar dhe armën e krimit.

Detaje

Dy persona e shoqëruar në polici kanë qenë të dehur. Sipas hetuesve thuhet se ngjarja e rëndë ka ndodhur nga pakujdesia. Nga hetimet paraprake thuhet se 22- vjeçari, i cili pretendohet të ketë qenë dhe i dashuri i shqiptares nga Kosova e ka tërhequr pa dashje këmbëzën e pistoletës. Hetuesit kanë urdhëruar që viktimës t’i bëhet autopsia për të sqaruar më tepër këtë ngjarje. Dy personat e arrestuar janë lënë të lirë, deri në daljen e përgjigjes së autopsisë dhe mbledhjen e rrethanave të tjera lidhur me këtë krim.