Gjendet e vdekur në spitalin e Burrelit mjekja 61-vjeçare

400
Sigal

Një
prej punonjëseve më të vjetra të spitalit të Burrelit është gjetur e vdekur
krejt papritur pasditen e djeshme.

Sipas informacioneve zyrtare,
laborantja Tefta E., 61 vjeçe është gjetur e pajetë dje nga një pacient që
kishte shkuar për të marrë përgjigjen e analizave rreth orës 15:00.

Policia thotë se në ambientet e
laboratorit të analizave është konstatuar pa shenja jete 61-vjeçarja, banuese
në Burrel, laborante në spitalin e Burrelit.

Efektivët e policisë të sinjalizuar
për rastin mbërritën në vendin e ngjarjes, ku në trupin e viktimës nuk u
konstatuan shenja dhune.

Gjatë këqyrjes së kufomës nga
eksperti mjeko-ligjor shkaku paraprak i cili ka çuar në vdekjen e laborantes,
dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Lidhur me këtë rast
materialet i kaluan Prokurorisë së Matit, për veprën penale “Ngjarje
aksidentale”.