Gjendet e vdekur në banesën ku jetonte me qira studentja nga Saranda

489
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një nga Saranda është gjetur e pajetë në banesën ku jetonte me qira, në rrugën “Osman Myderizi” në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, studentja 19-vjeçare, e identifikuar si Mersina H., ka humbur jetën për shkaqe natyrale. “Më datë 22.04.2016, ora 01:00, në rrugën “Osman Myderizi”, në banesë, ka vdekur shtetësja Mersina H., e 19 vjeçe banuese në Sarandë, me arsim të lartë në vazhdim (studente). Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i vdekjes është natyral, pasi vuante nge anemia. Kufoma u dërgua në Morgun e IML, për veprime të mëtejshme. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Sigal