Gjendet e vdekur 74-vjeçarja

574
Sigal

Një 74-vjeçare është gjetur e vdekur brenda banesës së saj në lagjen “1 Maji” të Patosit. Policia thotë se viktima me iniciale N.M. u gjet e pajetë nga banorët e pallatit ku ajo banonte e vetme.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Nga kqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.