Gjendet 18 vjeçarja e denoncuar si e zhdukur

467
18 vjeçarja ishte shpallur e zhdukur dhe kërkohej prej disa kohësh, por është gjetur duke perfomuar si balerinë nate në një prej lokaleve të natës në qytetin e Durrësit. Burime nga policia e qytetit bregdetar thanë se, gjatë kontrolleve të natës së premte dhe orëve të para të ditës së shtunë, janë shoqëruar 14 persona për verifikim ku 6 prej tyre ishin balerina. Njëra prej femrave të shoqëruara gjatë verifikimeve rezultoi se ishte e shpallur në kërkim, pasi ishte larguar nga banesa, konkretisht 18-vjeçarja me inicialet B. M., 18 vjeçe, banues në Tiranë. Pas gjetjes së të resë, ajo është shoqëruar për nëTiranë ku i është dorëzuar familjes së saj
Sigal