Gjenden 700 kilogram kanabis pranë Karaburunit, dyshohet se do trafikohej drejt Italisë

496
Sigal

Të paktën 700 kilogram kanabis janë gjetur në Gjirin e Bristanit pranë Karaburunit në Vlorë.

Mësohet se lënda narkotike ishte e fshehur në disa çanta në breg të detit dhe dyshohet se do të trafikohej për në Itali.

Droga besohet se ishte e braktisur dhe për momentin nuk dihen poseduesit.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa po kërkon për mjetin ujor me të cilin dyshohet se do bëhej transporti i kanabisit për në Itali.