Gjenden 4 automatikë të groposur tek parku ‘Rinia’ në Elbasan

483
Katër kallashnikovë janë gjetur sot të groposur pranë parkut ‘Rinia’ në Elbasan. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka qenë punëtori i një firme ndërtimi ai që kishte gjetur 4 thasë, brenda të cilave kishte armë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 30.10.2017, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se një punëtor i firmës së ndërtimit që kryen punimet tek parku “Rinia”, gjatë punimeve ka konstatuar të groposura, të futura në thasë katër armë zjarri “Kallashnikov”.

Grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje ku beri sekuestrimin e armëve të zjarrit konkretisht. 4 armë zjarri Automatik model 56 kalibër 7.62 mm dhe 4 krëhëra me hark metalik të armëve të zjarrit model 56. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Sigal