Gjatë kontrolleve të policisë në 24-orë janë arrestuar 50 persona

517
Policia e Shtetit, krahas angazhimit për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë për shkak të përmbytjeve në zona të ndryshme, ka vijuar kontrollet për persona në kërkim, persona me precedent penal dhe me armë pa leje, verifikimin dhe ndjekje konflikteve të dhunës në familje, monitorimin dhe ndalimin e shkelesve të Kodit Rrugor.
Gjatë 24 orëve te fundit në të gjithë vendin janë kapur, arrestuar e ndaluar 50 persona për vepra të ndryshme penale dhe konkretisht:
– 15 persona në kërkim
– 11 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
– 3 persona për dhunë në familje
– 6 persona për trafikim të lëndeve narkotike
– 3 persona nga Sektori kundër Krimit ekonomik e financiar.
– 2 për kundërshtim të forcave të policisë.
– 7 persona në flagrancë duke vjedhur.
– 3 persona për armbajtie pa leje.
Si dhe janë plotësuar 10 Kërkesë Padi për Urdhër mbrojtje.
Policia Rrugore ka vendosur 1.976 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe janë pezulluar 19 leje drejtimi, e bllokuar 17 automjete pa dokumentacion përkatës.
Gjithashtu policia ka shoqëruar per verifikime të ndryshme, 82 persona në të gjithë vendin.
Arrestimet në Tiranë, Lezhë, Gjirokastër, Elbasan e Korçë.
Në Fier, Vlorë, Berat, Durrës e Shkodër Kukës e Dibër.
Në Qaf Botë, Morinë, Kapshticë e Rinas
Edhe në ditët në vazhdim Policia e Shtetit do vijojë punën me sherbime të përforcuara duke ngritur pika kontrolli në akset rrugore, kontrolle të lokaleve të natës dhe atyre të frekuentuara nga persona me precedentë penal, për të parandaluar paligjshmërinë në vend dhe krijuar një ambjent e shoqëri më të sigurt.
Sigal