Gjashtë të dyshuar për drogë i shpëtojnë rrjetës së ‘Metropolis’

414
Sigal

 

Një operacion i përbashkët mes autoriteteve italiane dhe policisë shqiptare i quajtur ‘Metropolis’ është finalizuar të martën duke arrestuar 33 persona dhe duke shpallur 6 të tjerë në kërkim. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu njoftoi të martën gjatë një konference për shtyp finalizimin e një operacioni të përbashkët me Interforcën Italiane kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku në pranga kanë rënë gjithsej 33 persona, mes tyre pesë shqiptarë dhe janë shpallur në kërkim edhe 6 shtetas shqiptarë të tjerë të proceduar nga autoritetet italiane. Të dyshuarit janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në mars 2015 Njësia Operative Radiomobile e Karabinierëve të Breshias në Itali, ka nisur hetimin në lidhje me aktivitetin kriminal në drejtim të importimit në sasive të mëdha të lëndëve narkotike të llojit kokainë, nga Holanda në drejtim të Italisë. Në përfundim të hetimeve, Gjykatësi për Hetimet Paraprake i Gjykatës së Breshias, ka dhënë masat e arrestit ndaj 39 të dyshuarve – përfshirë edhe 11 shtetasit shqiptarë që ndodheshin në territorin e Republikës së Shqipërisë, 5 nga të cilët u arrestuan me qëllim ekstradimi për në Itali.