Gjashtë marinarë të anijes turke, një vit pas mbytjes ende pa varr

218

“REINA 1″/ Enigmat e mbytjes dhe pistat e hetimit që hedhin hije dyshimi për komplot dhe ngarkesë mbetjesh radioaktive

Ditën e shtunë shtypi turk ka shprehur shqetësimin e vet për faktin se 6 marinarët e anijes “Reina 1” të  mbytur në brigjet e Durrësit po harrohen dhe se pas 388 ditësh që ka ndodhur incidenti ata nuk po kërkohen më. Familjet e tyre janë ankuar se shteti “na ka lënë jetim”. Këtë protestë të tyre e ka pasqyruar në lajmet e saja të datës 10 nëntor agjencia e lajmeve  Milliyet.com.tr ” Gündem” Haber . Kjo agjenci thekson se edhe pse ka 388 ditë që anija është varrosur në thellësi të detit pranë brigjeve të Shqipërisë nga përplasja me tragetin “Ankara” , funeralet e 6 prej marinarëve që ndodheshin në bordin e sajë dhe që rezultojnë  të zhdukur nuk janë bërë ende. Me pas është treguar mënyra se si përplasja ka ndodhur me tragetin “Ankara” në afërsi të brigjeve të Durrësit në Shqipëri natën e 19 tetorit kur “Reina 1”, duke qenë anije mallrash është zhytur shpejt në det dhe vetëm 2 nga 10 marinarët e saj kanë arritur që të shpëtojnë. Dy trupa u gjenden me vonë, ndërsa familjet e 6 të tjerëve rrinë çdo ditë në pritje të lajmeve për gjetjen e trupave të detarëve të humbur, të cilët punonin për tu siguruar familjeve të tyre një të ardhme më të mirë. Babai i njërit prej këtyre detarëve jetoi ditë për ditë me shpresën për gjetjen e tij dhe më pas vdiq pa shpresë. Familjarët hedhin dyshime nga më të ndryshme për mos gjetjen e trupave në një thellësi prej 93 m thellësi. Tani thekson agjencia gjithçka që ka mbetur është shpresa për t’i gjetur dhe për t’i varrosur në tokën e tyre. Në pritje të gjetjes së trupave familjarët nuk njohin asnjë pushim e gëzim. Ata duan të luten në një varr.

Enigmat e mbytjes se anijes ” Reina 1″

Mbytja enigmatike e anijes turke ka shkaktuar shumë pikëpyetje në media të ndryshme. Ata e kanë lançuar edhe hipoteza të ndryshme duke e cilësuar këtë mbytje si “Thjesht aksident?  Komplot i prodhuesve rivalë të aluminit? Komplot i agjencive antidrogë për të parandaluar narkotrafikun nga Turqia në Ballkan me rrugë detare? Ngarkesë mbetjesh radioaktive për t’u “groposur” në det nga mafia vendëse që është marrë dhe me trafik izotopesh, të grabitura në “vitin e mbrapshtë” 1997?” Dyshimet e familjarëve për indiferencë në kërkimet që janë plotësisht të mundshme i shtojnë këto dyshime… Anija tregtare “Reina 1”, me flamur maltez dhe me pronësi turke u përplas nga trageti i linjës Durrës-Bari në orën 00:50 minuta të 20 tetorit 2011. Anija, e cila raportohet se po lundronte drejt portit Bar të Malit të Zi, sipas dëshmive paraprake, ka manovruar për të shmangur aksidentin, por më pas është goditur në pjesën fundore të saj nga trageti “Ankara”.  Është thënë se trageti nuk ka pësuar asnjë dëmtim, por në Bari është parë një e çarë e madhe, ndërkohë që anija tregtare është fundosur brenda 2 minutave. Anija “Reina 1” me flamur maltez dhe pronar turk është nisur më 10 tetor 2011 nga porti rus i Novorosijskut me 3100 tonë alumin, sipas Nënsekretariatit të Flotës Detare Turke, cituar më 20 tetor, ora 12:37 nga agjencia zyrtare e lajmeve e Turqisë “Anadolu Agency”. Anija është regjistruar me flamur maltez në Valeta nga shoqëria klasifikuese “Bureau Veritas”. Pronar dhe menaxher i anijes është kompania turke “Grupshipping & Trading” me seli në Stamboll. Tonazhi i anijes së mallrave është 3400 tonë. Gjatësia është 78 metra, gjerësia 12 metra, zhytja 5,9 metra. Është ndërtuar në kaniterin detar polak Gdinja në vitin 1991.

GRURË, ALUMIN, APO…?

Anija e transportit të mallrave “Reina 1”, që u mbyt 20 milje larg Durrësit gjatë një përplasjeje me tragetin “Ankara”, ishte e ngarkuar me 3100 tonë grurë në portin rus të Novorosijskut në detin e Zi me destinacion portin malazez të Tivarit (Bar), raportonin më 20 tetor 2011mediet shqiptare dhe disa nga ato ndërkombëtare që u referoheshin dy të mbijetuarve nga 10 në ekuipazh, dhe jo dosido: kapiteni dhe zëvendësi i tij. Anija e transportit të mallrave “Reina 1”, që u mbyt 20 milje larg Durrësit gjatë një përplasjeje me tragetin “Ankara”, ishte e ngarkuar me 3100 tonë alumin në portin rus të Novorosijskut në detin e Zi me destinacion portin malazez të Tivarit (Bar), raportonte më 20 tetor Agjencia zyrtare telegrafike e Republikës së Turqisë “Anatoli Azhans”, që i referohej Nënsekretaratit për Çështjet Detare të qeverisë turke. Ambasadori turk konfirmoi në Durrës ngarkesën me alumin më 25 tetor.

Pistat e hetimit të “karambolit” në Adriatik

1. Thjesht aksident për shkak të pakujdesisë në punë, pasi ekuipazhet në mesnatë mund të kenë vendosur autopilot për të dremitur pak.

2. Komplot i prodhuesve rivalë së aluminit për shkak të konkurrencës së pronarit të kombinatit në Malin e Zi njëkohësisht dhe “mbret i aluminit” në Rusi, Deripaska. Ky i fundit është stigmatizuar në media për politikën e dumpingut 3. Komplot shërbimesh sekrete në aspekt gjeopolitik rajonal.

4. Komplot i agjencive antidrogë për të parandaluar narkotrafikun nga Turqia në Ballkan me rrugë detare për shkak të forcimit të masave në rrugët tokësore.

5. Ngarkesë mbetjesh radioaktive për t’u “groposur” në det nga mafia vendëse që është marrë dhe me trafik izotopesh, të grabitura në “vitin e mbrapshtë” 1997. Porti i Novorosijskut ndodhet në detin e Zi, ku dhe qarkullojnë mallra me radicion mbetës që nga shpërthimi i centralit atomik të Çernobilit në Ukrainë me dalje në detin e Zi. Po ashtu trafikantë moldavë të materialeve radioaktive prej kohësh po zhvillojnë kontrabandë uraniumi që sigurohet në republikat ish-sovjetike, sikurse kanë provuar aksionet e policisë moldave me sugjerimin e amerikanëve.