Gërryhet Rruga e Kombit, shkak prurjet në Mat pas shkarkimeve nga Shkopeti

112
Rruga e Kombit në disa segmente në zonën e Milotit është rrezikuar nga gërryerjet prej prurjeve të mëdha të lumit Mat. Ky i fundit ka shtuar prurjet pas hapjes së hidrocentralit të Shkopetit.
Milot-Pas rinisjes së shkarkimeve 800 m3 për sekondë nga hidrocentrali i Shkopetit, Rruga e Kombit në afërsi të Skurajve në Milot është gërryer sërish nga prurjet e shumta në Lumin Mat.
Vetëm në harkun kohor të 1 muaji në të paktën 4 raste është dashur ndërhyrje emergjente për të penguar vërshimin e rrjedhes së lumit në bazamentin e rrugës. Në të paktën 5 pika u desh ndërhyrja e firmës mirëmbajtëse të rruges dhe forcave të ushtrisë për të penguar vërshimin e ujit.
Probleme në Rrugën e Kombit ka patur edhe në afërsi të Fanit, për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve.