Gazeta Telegraf/Sot iu dha lamtumira e fundit policit që humbi jetën nga aksidenti në Kamëz

448
Sigal

Drejtues te policise dhe efektiva te unfiromave blu po bejne homazhe ne nder te kolegut te tyre Ervin Haxhiaj, 41 – vjecari që mbeti viktimë e një aksidenti të rëndë mbrëmjen e djeshme në Bulevardin “Blu” në Kamëz.

Arkivoli me trupin pajetë të efektivit të policisë mbuluar me flamurin kuqezi është vendosur në ambjentet e komisariatit numër 5, ku ka shërbyer për disa vite.

Policia bëri të ditur sot se Mjeti tip “Lexus” me drejtues shtetasin Arnold Kola, 22 vjeç, duke udhetuar nga qendra e Kamzës në drejtim të Institutit, ka goditur mjetin e Policisë i cili ka qënë në patrullim në të njejtin sens lëvizje. Si pasojë e kësaj goditje ka ardhur dëmtimi i 3 punonjësve të policisë që kanë qënë në mjet, ndërsa Ervin Haxhiaj, 41 vjeç, ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Drejtuesi i mjetit tip “Lexus” shtetasi Arnold Kola, ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit . Ai është arrestuar në flagrancë.