Gabritja në Rinas, policia ‘zbërthen’ telefonat e autorëve

688
Sigal

Sot u zbuluan edhe dy emrat e grabitëvsve që ndihmuan Admir Muratajn të realizonte grabitjen. Klement Çala dhe Aleks Pepa, janë dy miqtë e tij, të cilët sot janë në kërkim nga policia.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se hetuesit janë duke zbërthyer telefonin që grabitësit e harruan brenda furgonit me logot e hetimit tatimor.

Policia dyshon se grupi është i përbërë me 5 persona. Burime nga Grupi hetimor që ka në dorë telefonin, sqarojnë se telefoni është një model i vjetër, ku janë bërë eksperimente për të verifikuar qelizat, pasi dyshohet se grabitësit kanë komunikuar në momentin kur ndodhi ngjarja.

Policia dyshon se një tjetër person, me të cilin grupi komunikoi dogji makinën për të shpërqëndruar policinë. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.