Një fëmijë i mitur, rreth 13 vjeç, ka gjetur vdekjen pasditen e kësaj të mërkure në Fushë Mamurras. Burime paraprake thonë se i mituri dyshohet se humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një grindje mes tyre, megjithatë nuk ka ende detaje për ngjarjen e rëndë.