Fushë-Krujë, zbulohet një bazë tritoli e C4, në pranga 5 persona

502
FUSHE-KRUJE – Operacioni i policisë i koduar “Kronometri” ka vënë në pranga pesë persona në Fushë Krujë ku është zbuluar një bazë tritoli.
Të arrestuar janë Të arrestuar janë Astrit Zguri 38 vjeç lindur dhe banues ne fshatin Larushk, Krujë, dënuar më parë për veprën penale të vrasjes. Ylli Zalla 38 vjeç lindur dhe banues në fshatin Zall, Krujë, dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. Bedri Murati 40 vjeç lindur dhe banues në fshatin Noje, Krujë, dënuar për narkotikë. Fatjon Caca 31 vjeç lindur dhe banues në fshatin Nikel, Krujë. A. Z 17 vjeç lindur dhe banues në fshatin Larushk, Krujë.
Personat e arrestuar janë kapur me 30 kilogram lëndë eksplozivi tritol si dhe 10 kilogram C4, ndërkohë sipas të dhënave paraprake personat e arrestuar janë me precedent të mëparshëm penalë. Pesë të arrestuarit dyshohet se janë autorë të shpërthimeve që kanë ndodhur së fundmi në Fushë Krujë. Sasia e tritolit është gjetur në Malësinë e Krujës.
Masa e eksplozivit ka qenë e gjitha e ndarë në kallëpe. Një informacion nga policia i vërtetuar në rrugë ligjore vërteton se nga ky grup ka vendosur tritoli tek kryetari i Bashkisë së Fushë Krujës.
Astrit Zguri ka qenë edhe më parë i dënuar për vrasje. Finalizimi i operacionit ka ardhur pas dy muash hetime nga sektori për Trafiqet dhe Narkotikët në Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Makina e gjetur nga policia është në pronësi të Bedri Muratit i cili dyshohet të jetë edhe kryesuesi i këtij grupi. Në makinë është gjetur gjithashtu edhe flamuri i Partisë Demokratike. Burime nga policia bëjnë me dije se vënia e tritolit kreut të bashkisë së Fushë Krujës në 2014 të ketë qenë për motive të pastra politike,
Një informacion nga policia i vërtetuar në rrugë ligjore vërteton se nga ky grup është vendosur tritoli tek kryetari i Bashkisë së Fushë Krujës.
Astrit Zguri ka qenë edhe më parë i dënuar për vrasje
Sigal

Të arrestuarit persona me precedent penal

Pesë të arrestuarit janë persona të cilët kanëprecedentë të mëparshëm penale. Astrit Zguri, një prej të arrestuarve ka qenë i dënuar edhe më parë për vrasje.