Fushë Krujë, transformoi trajlerin e prishur në magazinë për të fshehur 188 kg drogë

596
Një 42 vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit të karrocerit – trajler të prishur që kishte në pronësi iu gjetën 188 kg lëndë narkotike.
Traileri ishte përshtatur si magazinë. 
Policia e Durrësit informon se në pranga ra Artan Kruja banues në Fushë Krujë: “pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një karroceri-trailer, të prishur që shtetasi i mësipërm e kishte përshtatur si magazinë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 188 kg e 650 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.Neni 283/1 K.P.”
Sigal