Fushë-Krujë, sekuestrohen 30 kallëpë eksploziv, 4 të arrestuar

459
Policia e Durrësit ka sekuestruar 30 kallëpë me lëndë plasëse eksploziv dhe kaspolla detonatore me fitil zjarrëpërcjellës. Operacioni i koduar “Saga” është zhvilluar në Fushë Krujë pas informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe një pune hetimore të mirëorganizuar.

Në pranga janë vënë 4 persona, mes tyre edhe një grua.
1-Vjollca Sorra 42 vjeçe,banuese në Burrel;
2-Edmond Demiri 32 vjeç, banues në Burrel;
3-Robert Doku 30 vjeç, banues në Burrel;
4-Viktor Hanaj 33 vjeç, banues në Burrel

Arrestimi i tyre u bë pasi:
“Më datë 16.05.2017, në Fushë-Krujë, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët e Trafiqeve gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e shtetasve të mësipërm, I’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 30 kallëpë e dyshuar si lëndë plasëse eksploziv me peshë rreth 6 kg, 29 copë kapsolla detonatore ku 13 prej tyre ishin të përgatitura me fitil zjarrpërcjellës, 4 aparatë telefoni celular, një mjet tip Benz”, sqaron policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”në bashkëpunim parashikuar në nenin 282/ a , 25 të Kodit Penal.
Sigal