Fushë-Krujë, makina përplas 55-vjeçarin, largohet nga vendi i ngjarjes shoferi

492
Sigal

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Tiranë/Fushë-Krujë në afërsi të Valiasit.

Një automjet ka goditur një këmbësor duke e plagosur rëndë atë dhe është larguar nga vendngjarja së bashku me mjetin dhe duke lënë të plagosurin në rrugë.

I plagosuri quhet Gëzim Bami rreth 55- vjeç i cili po dërgohet në spital nga të afërmit e tij.

Policia në vendngjarje për të identifikuar autorin.