Fushë-Krujë, digjet një automjet i parkuar, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

433
Një automjet është djegur orët e para të ditës së sotme në lagjen “Punëtori” në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, teksa mjeti i parkuar pranë banesës së pronarit është përfshirë nga flakët. Makina e djegur tip “Alfa”, është në pronësi të shtetasit K. Lleshi, ndërsa sipas policisë dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Efektivët e policisë tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.
Sigal