Fushë-Arrëz, tenton t’i shpëtojë policisë, bie në humnerë kultivuesi i kanabisit

404
Një person është plagosur rëndë ditën e sotme në Fushë-Arrëz gjatë një operacioni policor për asgjësimin e bimëve narkotike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lajthizë, ku një person i cili po ndiqej nga policia si i dyshuar për kultivim bimësh narkotike, në tentativë për t’i shpëtuar efektivëve, ka rënë në një humnerë. I plagosuri, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, aktualisht gjendet në spitalin e Fushë-Arrëzit dhe pritet të transportohet me helikopter në spitalin e traumës në kryeqytet për një ndihmë më të specializuar mjekësore.
Sigal