Furgoni përplas motorin, humb jetën 30-vjeçari në Vlorë

442
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ku një furgon mallrash ka përplasur një motor duke bërë që drejtuesi i këtij të fundit të humbë jetën si pasojë e plagëve të marra.
Sipas policisë, aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 03:35, në lagjen “Kushtrimi” në kryqëzimin e rrugëve pranë vendit të quajtur “Ish-Gjykata e Vjetër”, ku një mjet motorr tip “Sarabeo-gaz” me targë: AG462, me drejtues Edison Kosova 30 vjeç, është përplasur me një mjet tjetër tip “Furgon mallrash” me targë: AA298EC, me drejtues Rami Rama, 56 vjeç. Ndërkohë policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar menjëherë drejtuesin e furgonit, Rami Rama, ndërsa që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Sigal