Furgoni përplas këmbësorin te ‘Myslym Shyri’, ndërron jetë 60-vjeçari

396
Sigal

TIRANE – Një 60-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një furgón ndërsa kalonte rrugën. Aksidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje në Tiranë në kryqëzimin e rrugës “Myslim Shyri”. 

Pas përplasjes këmbësori u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës ku edhe ndërroi jetë si pasojë e goditjes së marrë në kokë. 

Policia e Tiranës arrestoi drejtuesin e furgonit Artan Koreshi.