Furgoni me pasagjerë bie në liqenin e Shkopetit

508
Sigal

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Peshkopi, pranë liqenit të Shkopetit. Mësohet se një furgon me pasagjerë ka rënë në liqen, por lajmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Forcat e policisë janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes për të verifikuar aksidentin. Mësohet se së bashku me policinë është nisur edhe ambulanca e Burrelit.