Furgoni me një ton drogë në Qafë-Thanë

754
Sigal

Lumë heroine e kokaine nga Shqipëria mbyt Italinë

Shqipëria po mbyt Italinë dhe Greqinë me drogë, ndërkohë që trafikantët shqiptarë bashkëpunojnë me mafien italiane dhe greke. Ndërkohë që Policia e Shtetit vetëmburret duke deklaruar se tashmë në Shqipëri nuk mbillet më kanabis. Tonelatat me kanabis, që paken në kufi mund të jenë vetëm një përqindje e vogël e drogës që trafikohet dhe kjo të bën të mendosh se Policia e Shtetit nuk e ka nën kontroll situatën, ose fsheh statistikat.

Furgoni me 1.4 ton drogë në Qafë Thanë

Dje u kap në Qafë Thanë një furgon me 1 ton drogë. Bëhet e ditur se gjeografia e personave të përfshirë në implikimin e trafikimit të drogës së kapur në një furgon gjatë natës së fundit në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës është shtrirë në qarqet e Elbasanit dhe të Fierit. Dyshohet se pjesë e këtij rrjeti është një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike. Furgoni në të cilën u zbulua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sative i përket një Biznesi Rrobaqepësie. Janë identifikuar disa persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria dhe policia është në operacion për arrestimin e tyre. Gjatë operacionit, në të cilin kanë marrë pjesë dhjetëra efektivë policie dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Elbasanit, janë ndaluar tre persona, policia ende nuk bëri të ditur identifikimin e tyre.

Megaoperiacion italian, shkatërrojnë një organizatë kriminale të trafikimit të drogës

Një megaoperacion me pjesëmarrjen e 80 karabinierëve nga Askoli, Picerno, Fermo dhe Roma është zhvilluar në Itali, për shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogave të forta nga Shqipëria. Policia italiane njofton se janë arrestuar 10 persona në rajonin La Roca ku magazinohej droga dhe më pas shpërndahej në qytete të ndryshme italiane. Identiteti i të arrestuarve, mes tyre edhe shqiptarë, nuk bëhet i ditur. Por mediat italiane raportojnë se ata bënin jetë luksi, me makina të shtrenjta, frekuentonin restorante dhe hotele luksoze si dhe shpenzonin shuma marramendëse parash. Gjatë operacionit të koduar “Fort-Apache” janë sekuestruar plot 40 mijë euro kesh në një dhomë apartamenti që përdorej nga anëtarët e rrjetit si dhe 7 kilogram heroinë e 1 kg kokainë, në magazinën e furnitorëve shqiptarë. Sipas raportimeve të mediave italiane, hetimet që çuan në operacionin e koduar “Shaman”, kanë nisur në tetor të vitit 2017 dhe kanë çuar në ekzekutimin e 18 masave të arrestit. 16 prej të dyshuarve akuzohen për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndërsa dy vetë akuzohen vetëm për trafik droge. Sipas mediave italiane: personat e arrestuar në një aksion të zhvilluar dje, ku kanë marrë pjesë mbi 100 efektivë, janë dërguar në burgje të ndryshme të Italisë Veriore në pritje të seancës për konfirmimin e masës së sigurisë.

Hetimet zbuluan se organizata ndahej në grupe: “Fiemme” dhe “Rozzano”

I pari e kishte bazën në një bar në komunën “Castello di Fiemme”, në provincën e Trentos. Pronari i barit, ku siç raportojnë mediat italiane, mund të gjeje kokainë në çdo orë të ditës e natës, ishte Paolo Girardi. Italiani, bashkë me shqiptarin Taulant Shtembari ishin drejtuesit e këtij grupi. “Fiemme” kishte një organizim vertikal, ku pas drejtuesve të grupit, vinin anëtarët Hamza Ridha, Alessio Sartori, Flavio Varesco, Dorel Ionel Mihali, Andrea Bagattini, Thomas Matordes, Gianluca Lira, Patrick Capovilla e Marti Vincenzo, që merreshin me shpërndarjen e drogës. Detyra të tjera të tyre ishin gjithashtu mbikëqyrja e kamerave të sigurisë së barit, bazë të grupit, prerja e kokainës me substanca si kafeinë, manitol e aspirinë, si dhe paketimi i drogës. Gjykata e Trentos ka urdhëruat konfiskimin e barit “Anny” të grupit të parë, ku sipas hetimeve, janë përpunuar, paketuar dhe shitur sasi të konsiderueshme kokaine, nga tetori 2017 deri në tetor 2018. Grupi “Fiemme” ishte i lidhur direkt me një grup tjetër të trafikantëve të drogës me bazë në Milano të drejtuar nga shqiptari Petrit Arapi. Grupi i dytë, i quajtur nga hetuesit “Rozzano”, ndër të tjera, bënte edhe furnizimin me drogë të grupit “Fiemme”. Shqiptarët e tjerë, anëtarë të këtij grupi janë Florenc Shkrepa e Vladimir Cufollari. Ndërsa Kevin Prendi akuzohet vetëm si shpërndarës droge. Hetimet raportohet se kanë dokumentuar rreth njëmijë episode të shpërndarjes së drogës. Gjatë hetimeve, raportohet se, janë konfiskuar një total prej rreth 310 gram kokainë, 100 gram marihuanë, 200 gram hashash, dhe materiale për prerjen e kokainës.

Shefi i jepte urdhrat nga Shqipëria

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me aksionin antidrogë në Itali të koduar “Sciamano”, që çoi në goditjen e dy organizatave të trafikut të drogës të lidhura mes tyre, që drejtoheshin nga shqiptarë. Hetimet, siç raportojnë mediat italiane, kanë zbuluar se grupi qe vepronte në zonën e Lombardisë ka planifikuar të hynte në territorin e një stacioni të karabinierëve, për të marrë një sasi droge.