Fuoristrada’ përplas dy këmbësorë në Berat, njëri në gjendje të rëndë

604
Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Beratit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Çelepias’, pranë urës së Goricës, ndërsa një automjet tip Fuoristradë ka plagosur dy këmbësorë 45 dhe 20 vjeç, por identiteti i tyre ende nuk dihet.
Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe mësohet se një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.
Sigal