Fundjava dhe vera, rradhë të gjata në pikën kufitare të Morinës në Kukës

654
Me ardhjen e verës shtohen edhe rradhët e gjata në pikat kufitare. Këto ditë qindra kosovarë janë nisur drejt Shqipërisë për të pushuar. Për shkak të fluksit të lartë në piken kufitare të Morinës në Kukës, është duke u punuar me pesë sportele.

Fluksi ka nisur që në orën 3 të mëngjesit dhe numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri i kaloi 2 mijë vetë. Në hyrje të Shqipërisë janë regjistruar 600 automjete të vogla dhe 25 autobuzë.

Ngarkesa është e papërballueshme ndaj është ndjekur procedura e përshpejtuar për të shmangur rradhët dhe pritjet.
Edhe te dielen pritet fluks per shkak te ndeshjes Kosove-Turqi ne “Loro Boriçi”.
Sigal