Fshihte drogën në ish-gjimnazin e fshatit, pranga 68-vjeçarit në Përmet (Emri)

496
Mëngjesi i sotëm është zgjuar me një mega-operacion antidrogë në mbarë vendin nga policia e Shtetit. Pas 14 ton drogë të sekuestruara në Vlorë dhe 700 kg në Kavajë, janë kapur edhe 41 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva në qytetin e Përmetit.
Gjatë operacionit u arrestua 68-vjeçari Myslim Shpata në fshatin Miçan. Në vijim të kontrolleve të territorit të ushtruar nga strukturat e Drejtorisë të Qarkut Gjirokastër, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e lëndëve narkotike, më datë 13.07.2017, në fshatin Miçan, Përmet, në ambjentet e ish shkollës së mesme të këtij fshati, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, kanë gjetur një sasi prej 41 Kg lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë shtetasi : Myslim Shpata, 68 vjeç, banues në fshatin Miçan, Përmet. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Sigal