Fshihte drogën mes ushqimeve në frigorifer, si e zbuloi policia të riun shqiptar në Itali

503
Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me drogë.
Ai u ndalua gjatë një kontrolli rutinë teksa ecte me makinë në Raguza të Italisë. Pas kontrollit që iu bë nga karabinierët atij iu gjet një sasi e vogël marijuane.
“Raguzza.it” raporton se policia vendosi të vijonte më tej kontrollin duke i bërë një “vizitë” në shtëpi shqiptarit me iniciale S.V.
Në kontrollin e shtrirë edhe në banesën e tij, u gjetën edhe 305 gramë të tjera që e kishte fshehur në frigorifer.
Po ashtu shqiptarit iu sekuestruan edhe 3500 euro cash, që mendohet t’i kishte fituar nga trafiku i drogës.
Për shqiptarin u vendos masa arrest shtëpie deri në pritje të gjykimit.
Sigal