Fshehu kanabisin në sendiljen e autobusit Vlorë-Siçili, arrestohet 23-vjeçari në Vlorë

426
Një 23-vjeçar banues në Fier u arrestua nga policia e Vlorës pasi kishte fshehur 2.5 kilogramë kanabis brenda sedijes së autobusit Vlorë-Siçili me të cilin kishte zgjedhur të udhëtonte drejt Italisë. Blutë e qytetit bregdetar arrestuan në portin e Vlorës Julian Hoxharën, pasi gjatë kontrollit në autobusin e agjencisë së udhëtimeve “Arjani Travel” në brendësi të sediljeve të fundit u gjetën dhe sekuestruan 5 pako të mbështjella me qese telefoni me lëndë narkotike brenda. Sipas policiës, i riu e kishte transportuar lëndën narkotike me makinën e tij dhe më tej e kishte fshehur në autobus në tentativë për ta trafikuar drejt Italisë. 
Sigal