“Frroku”, arrestohet në gjyq ish gardisti Memia, dëshmi të rremë

464
Sigal

TIRANE – Në seancën e 30 ndaj Arben Frrokut, i pandehur për vrasjen e shefit të komisariatit të Kombinatit Dritan Lamaj, prokurorët urdhërojnë arrestimin në sallën e gjyqit të dëshmitarit Ylli Memia, ish-gardist.

Burime nga grupi hetimor thanë se ish-gardisti Ylli Memia është prangosur, pasi rezulton të ketë dhënë dëshmi të rreme në lidhje me provat e procesit gjyqësor ndaj biznesmenit Frroku. 

Sipas Akuzës dëshmitari i mbrojtur Fatmir Vladi pretendon se 2 orë pas vrasjes së Lamajt në rrugën “Dervish Hima” në kryeqytet shkurtin e vitit të shkuar, personi i parë që ai ka telefonuar dhe i ka treguar për ngjarjen është Memia. Ky i fundit ka mohuar komunikimin që sipas akuzës ky qëndrim konsiderohet dëshmi e rreme pasi rezulton e provuar nga tabulatet telefonike që Vladi e Memia të kenë folur me njëri-tjetrin.

Në seancën e kësaj të mërkure ishte planifikuar dhe dëshmia në proces e dy ish-drejtuesve të policisë Agron Kuliçaj dhe Tonin Vocaj, të cilët kanë munguar për arsye se Kulicaj ndodhej jashtë Shqipërisë e Vocaj me raport shëndetësor. Prokuroria vendosi t’i thërrasë sërish në senacën e rradhës më 19 nëntor.