FOTO+VIDEO/ Vrasja e 18-vjeçarit shqiptar në Greqi, dyshimet e para

437
Sigal

Një 18 vjeçar shqiptar, i quajtur Andon Ndoi është gjetur i vdekur mbrëmjen e kaluar në Kavalla të Greqisë.

Dyshimet e para janë për një sherr për çështje droge, por policia nuk ka dalë ende me një përfundim zyrtar.

Sipas raportimeve të mediave greke ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00, ndërkohë që shqiptari mbante në dorë një kartomonedhe 50 euro. I riu shqiptar është qëlluar me dy plumba, ndërkohë që trupi i tij është gjetur i mbuluar me gjak në afërsi të banesës së tij.

Prindërit janë marrë në pyetje, ndërsa 18-vjeçari jetonte prej vitesh në Greqi, aty ku kishte mbaruar edhe shkollën.

Pak ditë më parë një tjetër shqiptar u vra në Korfuz. Petrit Zifle u ekzekutua nga një anëtar i Agimit të Artë.